Transmetuar më 16-01-2017, 23:41

Skuadra e Torinos dhe ajo e Milanit janë ndarë në paqë, pas barazimit me rezultatin 2-2 që pati dueli mes tyre në takimin e vlefshëm për “Serinë A”.

Ndeshja nisi mirë për Torinon e cila realizoi dy gola të shpejtë në pjesën e parë me Andrea Belotti në minutën e 21-të dhe Marco Benassi në të 32-ën.

Gjatë pjesës së parë vendasit humbën dhe një 11-metërsh të pritur tashmë nga portieri i konfirmuar Donnaruma, i cili ndali një gjuajtje të Lajic.

Pjesa e dytë ishte e gjitha për miqtë, të cilët barazuan rezultatin shumë shpejt.

Golat për Milanin erdhën nga këmbët e Andrea Bertolacci në minutën e 55-të dhe Carlos Bacca, i cili realizoi nga pika e bardhë në minutën e 60-të.

Me këtë barazim Torino renditet në vendin e tetë me 30 pikë ndërsa Milani pozicionohet në të pestin me 37 pikë dhe një ndeshje më pak të zhvilluar./noa.al/

Ndiqni golat në videon e mëposhtme: