Transmetuar më 16-01-2017, 18:42

Ndërkohë që aknet i dallojmë më shpesh në zonën e fytyrës. Shfaqja e tyre në zona të tjera të trupit nuk është një shenjë e mirë. Vendndodhja e tyre në pjesë të ndryshme të trupit tonë mund të tregojë gjendjen tonë shëndetësore dhe sëmundjen nga se vuajmë të cilën do ishte mirë ta paraprinim.

Puçrrat në pjesën e poshtme të trupit mund të shfaqen si rezultat i ngjeshjes shumë fort të mbathjeve të vogla. Ato në pjesën e poshtme të mjekrës dhe në qafë tregojnë shpërthimin e hormoneve që mund të vijë zakonisht dhe si rezultat i fazës së adoleshencës.

Aknet në pjesën e shpatullave shkaktohen nga sistemi nervor dhe ai tretës. Kur pimë shumë pije alkoolike mund të shohim shfaqjen e tyre në pjesën e gjoksit, shkruan klan.Ato që janë të dukshme në pjesën e bërrylit mund të jenë diçka serioze sepse mund të shkaktohen nga prodhimi i qelizave të vdekura, ndërsa ato në pjesën e barkut tregojnë mosbalancën e nivelit të sheqerit.

Të paturit puçrra në zonën e kofshëve tregon se mund t’u ketë bërë reaksion një sapun ose shampo që përdorni. Në çdo rast do ishte diçka e drejtë të shkoni për vizitë tek dermatologu./b.l/noa.al/