Transmetuar më 16-01-2017, 17:17

Po merreni me shumë gjëra njëkohësisht por duhet më parë të konsultoheni me partnerin/en pasi duket se ai/ajo nuk i mendon njësoj si ju këto gjëra. Beqarët do kenë një ditë me fat sot dhe do realizojnë takime pa fund të cilat do iu falin mjaft emocione. Në planin financiar nuk duhet të ndërmerrni rreziqe të mëdha.

Dashi

Nëse diçka nuk shkon, është mirë të informoni partnerin/en tuaj, përderisa këtë rrugëtim e keni nisur bashkë që në fillim. Beqarët do realizojnë takime interesante dhe parashikohet që shumë prej tyre të gjejnë personin që kanë ëndërruar prej kohësh. Financat do jenë të mira, mjafton t’i kryeni shpenzimet me maturi.

Demi

Edhe pse me ndroje i keni dhënë një shtysë mjaft të mirë lidhjes tuaj. Ata që ju kishin parë me mosbesim duhet të ndryshojnë qëndrim. Beqarët nuk duhet të nxiten nga emocionet e momentit, duhet të reflektojnë mirë për atë që duhet të bëjnë. Në planin financiar bëni kujdes nga influenca negative e planetëve.

Binjakët

Nuk duhet të bëni hapa prapa në iniciativat që keni marrë përsipër ju të dashuruarit. Nëse shikoni që gjërat përkeqësohen rrugës tregohuni fleksibël. Beqarët do kenë një ditë me fat sot dhe do realizojnë takime pa fund të cilat do iu falin mjaft emocione. Financat do jenë të mira, Marsi do ndikojë pozitivisht në buxhetin tuaj.

Gaforrja

Gjithçka që nuk arritët të realizoni dot sot do të keni mundësi ta rikuperoni në një moment të dytë. Nuk duhet të ndiheni keq, mjafton vetëm mbështetja e partnerit/es. Beqarët duhet të presin akoma nëse duan të krijojnë lidhje serioze dhe afatgjata. Ka kohë për gjithçka. Në planin financiar duhet të merrni masa që ta stabilizoni situatën.

Luani

Keni lënë shumë debate hapur me njeriun që keni zgjedhur të keni përkrah. Disa kundërshti tuajat do të vijnë duke u thelluar me kalimin e kohës. Beqarët do kenë një ditë të mbushur me emocione dhe lumturi falë takimeve interesante që do realizojnë. Në planin financiar tregohuni të kujdesshëm me shpenzimet.

Virgjëresha

Të tjerët kanë vendosur përsa i përket ndjenjave tuaja kohët e fundit. Kjo ju ka bërë akoma më të ftohte karshi personave që ju duan. Beqarët edhe pse do jenë të vendosur për të ndryshuar statusin nuk do ja dalin dot as sot me takimet që do kenë. Financat do jenë të ekuilibruara, do mbrohen nga disa planetë.

Peshorja

Ndjeheni disi të ftohtë kohët e fundit ju të dashuruarit. Dhe momentet e lumtura nuk po arrini ti shijoni plotësisht dhe duket se i jeni dorëzuar kësaj gjendjeje. Beqarët do tërhiqen pa masë nga dikush që do takojnë, por do ngurrojnë që t’ia shprehin ndjenjat hapur. Në planin financiar nuk duhet të ndërmerrni rreziqe të mëdha.

Akrepi

Ka shumë mundësi për të zgjedhur për një situatë të caktuar dhe ju duhet ti vlerësoni të gjitha këto mundësi. Nëse arrini në një përfundim veproni pa mëdyshje. Beqarët duhet të zbresin me këmbë në tokë dhe të mos kërkojnë një person ideal sepse ai nuk ekziston. Financat do vinë duke u përmirësuar ndjeshëm.

Shigjetari

Do të ketë debate konstruktive sot midis jush dhe partnerit/es, por në fund të ditës të gjithë do të arrini të dilni me një zgjidhje ideale. Beqarët do bëjnë çmos gjatë kësaj dite që të gjejnë personin e zemrës, por nuk do ja dalin. Financat do arrini ti stabilizoni, pasi do keni edhe mbështetjen e pakushtëzuar të Diellit.

Bricjapi

Do të zhgënjeheni nga pritshmëritë e larta që i keni ngritur vetes. Do t’ju refuzojnë një projekt për të cilin keni punuar shumë. Beqarët nuk do mendojnë fare për dashurinë gjatë kësaj dite duke qenë se do kenë shumë angazhime të tjera. Në planin financiar tregohuni të kujdesshëm me shpenzimet për të shmangur problemet.

Ujori

Po merreni me shumë gjëra njëkohësisht por duhet më parë të konsultoheni me partnerin/en pasi duket se ai/ajo nuk i mendon njësoj si ju këto gjëra. Beqarët do tregohen mjaft joshës sot dhe do bëjnë për vete personin që pëlqejnë. Financat do jenë të mira, do kenë ndikimin pozitiv të Mërkurit.

Peshqit

Nëse keni dyshime lidhur me çështje të caktuara në marrëdhënien tuaj në çift, kërkoni ti sheshoni edhe këto dyshime në bazë të argumentave të sakta. Beqarët do argëtohen pa fund me shoqërinë dhe nuk do e kenë mendjen sot te dashuria. Në panin financiar nuk parashikohen probleme, do dini si ta mbani situatën nën kontroll./b.l/noa.al/