Transmetuar më 16-01-2017, 14:10

Që konsumimi i duhanit është i dëmshëm për shëndetin kjo tashmë dihet dhe nuk është aspak diçka e re, por të pihet në këtë të ftohtë, ajo mund të ketë pasoja të rënda. Kjo pasi i ftohti shton dëmin e cigares.

Shumë njerëz janë ankuar se në këto ditë të ftohta nuk po mund të pinë cigare, dhe këtë e kanë thënë edhe ata duhanpirës të vjetër. Kjo ka çuar në pyetjen pse duhani në kohë të ftohtë mund të ketë pasoja shumë më të rënda sesa në gjendjen e zakonshme. Sipas njohësve të çështjes kjo është arsyeja pse ndodh një gjë e tillë.

Temperatura normale e lëkurës është 35 gradë celsius. Konsumimi i duhanit në një hapësirë ku është ftohtë ndikon tek enët e gjakut dhe kjo bën që temperatura e trupit të ulet në 27 nëse qëndroni shumë. Mirëpo një gjë e tillë është e mundur nëse ju qëndroni jashtë për një kohë të gjatë duke pirë cigare.

Ngushtimi i enëve të gjakut të shkaktuara nga tymi i duhanit, bën që gjaku të ridrejtohet automatikisht në zemër dhe të rris presionin e gjakut.

Efektet e cigareve në trupin e njeriut janë të shumta dhe ato ndikojnë çdo ditë në jetën e duhanpirësit. Duhani gjatë djegies çliron 4 mijë lëndë, që nga nikotina dhe monoksidi i karbonit dhe deri te katranet, substancat me përbërje benzopireni, kobalti radioaktiv, që janë ndër shkaktarët e kancerit të mushkërive.

Në qoftë se do të bëjmë një listë të dëmeve që shkaktohen drejtpërdrejt nga duhani, ato që ndikohen apo rëndohen prej tij, ajo do të jetë tepër e gjatë, por le të përqendrohemi mbi dëmet kryesore.

Heq frymëmarrjen

Zemra e “çmendur”

Shtatzënia në rrezik

Kancer jo vetëm në mushkëri/b.l/noa.al/