Transmetuar më 16-01-2017, 12:14

Barcelona është gati të bëjë gjithçka që është e nevojshme, vetëm e vetëm për ta mbajtur edhe më tej në klub superyllin, Lionel Messi. Këtë e ka thënë presidenti i klubit katalanas, Josep Bartomeu.

Kontrata aktuale e argjentinasit skadon më 2018 dhe drejtori sportiv, Oscar Grau ka paralajmëruar se marrëveshja e re mund të pezullohet për shkak të rregullave të reja mbi shpenzimet në La Liga.

Katalanasit vetëm se kanë negociuar marrëveshjet e reja me Luis Suarez dhe Neymar dhe tani presin vetëm arritjen e marrëveshjes me Messin.