Transmetuar më 15-01-2017, 18:23

Një studiues nga kolegji i Michigan, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka deklaruar se në vitin 2022, do të ndodhë një shpërthim në hapësirë, i cili do të jetë i dukshëm edhe në Tokë.

Shpërthimi do të jetë i shikueshëm pa qenë i nevojshëm përdorimi i teleskopëve.

Larry Molnar, shpjegon se fenomeni nuk është parë ndonjëherë nga njerëzimi.  Shkaktari i këtij shpërthimi do të jetë  përplasja e dy yjeve.

Gjatë këtij momenti pritet të shkaktohet një dritë e fuqishme, që do të mbahet mend gjatë.