Transmetuar më 15-01-2017, 15:53

Ardit Doku, është një i ri nga Dobra i rritur me shumë vuajtje mes varfërisë dhe mungesës së arsimit.

Vuajtjet e tij nuk mbarojnë më kaq pasi ai në moshën 14-vjeçare mësoi se ishte braktisur nga të dy prindërit dhe ishte rritur nga gjyshërit.

Historia e tij është publikuar në televizionin klan, në spektaklin “E diela shqiptare”, që modelohet nga Ardit Gjebrea.

Ardit Doku ka rrëfyer se ka jetuar i vetëm dhe me ndihmën e njerëzve të tij të afërt.

“Më ndihmonin sa hallat, sa njerëz nga fisi, flija sa në një vend në tjetër.Tani jetoj të njerzit e nusës, të cilët më kanë mbështetur”, është shprehur Arditi.

Pyetjes se nëse ndjen diçka për nënën dhe babain, ai i është përgjigjur në këtë mënyrë:

“Nuk ndjej asgjë!”

Në rubrikën “Ka një mesazh për ty”, nëpërmjet një falënderimi publik, ai ka falënderuar nusen e tij Meritën:

"Arsyeja është të shpreh dashurinë dhe mirënjohjen time, për përkrahjen që ti më ke dhënë, kur une kam qenë i merzitur. Dua të të kërkoj falje, sepse kur u fejuam bashkë nuk i kisha prindërit e mj, nëna me braktisi kur isha 6 muajsh, babai u largua dhe më rriti gjyshi. Ti je njeriu që më ka dashur me zemer, në kushtet e veshtira ku unë ndodhem, pasi unë me nënë dhe baba ngela pa prindër, ato me braktisën. Une kam familjen time tani , ju jeni familja ime, ështe një bekim për mua."