Transmetuar më 15-01-2017, 15:23

Ikona e kinematografisë shqiptare, Robert Ndrenika pak ditë më parë festoi 75-vjetorin e lindjes dhe urimet për të kanë qenë të shumta, nga të njohur e të panjohur.

Aktori i madh, nëpërmjet llogarisë së tij në Facebook, ka postuar disa rrjeshta falënderimi për të gjithë ata që e kanë uruar.

“Ju kam të gjithëve brenda zemrës time të madhe”, shkruan Robert Ndrenika.

Postimi i plotë e Robertit:

“Shume të dashur miq, dashamirës, kolegë, të moshuar dhe të rinj, të afërm, ju falenderoj pa masë për urimet e ngrohta që më dërguat me rastin 75-vjetorit të ditëlindjes time. Ju kam të gjthëve brenda "zemrës time të madhe". Mos ma merrni për mendjemadhësi këtë ndajshtim, por atë ma ka thënë kardiokirurgu Ali Refatllari bashkë me ekipin e tij të talentuar të cilët janë dëshmitarë! Ju përqafon Robert Ndrenika”./a.k/noa.al/