Transmetuar më 15-01-2017, 14:59

Ky është horoskopi për ditën e hënë, 16 janar 2017 që Noa.al sjell për ju. Njihuni me parashikimin për punën, shëndetin dhe ndjenjat, si do ecë dita për të lindurit e çdo shenje.

Dashi

Nisja e javës për ju, do të jetë pak e ngadaltë dhe ndoshta nuk do arrini të çoni deri në fund, gjithë ato që keni menduar. Çdo mundësi që do u jepet do jetë shumë e frytshme, ndonëse nuk do mund të mbështeteni 100% tek energjitë tuaja.

Demi

Gradualisht po fokusoni mirë gjithçka që më parë ishte e mjegullt. Projektet tuaja që deri para pak kohësh janë dukur thjesht fantazi, do të vijnë duke u bërë realitet. Do arrini rezultate të shkëlqyera, dhe kjo për shkak se nuk kurseni as kohën dhe as energjitë tuaja.

Binjakët

Fatkeqësisht keni lënë pas dore disa detaje, ndonëse jo shumë të rëndësishme. Tashmë ju takon që të rifitoni terrenin e humbur. Mësoni nga gabimet tuaja pa u dekurajuar, dhe radhës tjetër do arrini t’ia dilni mbanë.

Gaforrja

Nuk do jeni gati që të bëni disa konfirmime jo shumë të vërteta dhe bindëse. E vërteta nuk ka sekrete për atë që e kërkon vërtetë. Besojini vetes suaj dhe miqve më besnik dhe nuk do të rrezikoni aspak. Jeni vërtetë këmbëngulës dhe me këmbë në tokë.

Luani

Jeni vigjilent dhe ndoshta meritoni më shumë. Fatkeqësisht në këtë moment ju mungon diçka që të mund të shkëlqeni. Durim! Edhe nëse nuk jeni ndër më të mirët, gjithsesi mund të bëni figurë të mirë duke qëndruar pas kuintave.

Virgjëresha

Falë një vullneti të hekurt, do arrini të kapërceni vështirësitë e situatave të ndryshme. Sigurisht që nuk do jeni në kulmin e lumturisë. Duke qenë se fati nuk do të jetë në anën tuaj, mundohuni të gjeni mënyrën që t’u bëni ballë situatave.

Peshorja

Prisni shkëlqim, por do merrni shumë më pak nga sa meritoni. Me siguri që nuk e prisnit. Në vend që të mbeteni keq, gëzojuni të paktën arritjeve të një kolegu. Të jeni të sigurtë se radhën tjetër lavdia do jetë për ju.

Akrepi

Mos u shqetësoni nëse jeni përballur me një situatë të papritur, duke qenë se së shpejti do të shpërbleheni. Nëse llogaritë tuaja nuk janë të sakta, mundohuni të bëni një udhëtim që e keni menduar prej kohësh për t’u relaksuar.

Shigjetari

Për shkak të mungesës së harmonisë mes Hënës dhe Saturnit, do të përballeni më shumë se me një kritikë. Mungesa e aprovimit nuk është e pëlqyeshme, sidomos nëse nuk keni bërë kurrë gabime. Mos lejoni që një bashkëpunëtor kryeneç të dominojë, puna juaj është më e mirë, ndaj tregojeni.

Bricjapi

Nëse nuk frenoheni përpara asaj që shihni, mund përfitoni nga mundësi të shumta. Do të jeni të vendosur për të shkuar deri në fund. Pengesat do të bëhen vetëm një mjet, për t’iu treguar të tjerëve atë që jeni në gjendje që të bëni.

Ujori

Fillimi i javës nuk do të jetë shumë i mirë. Do të duhet të përballeni me testime të shumta dhe nuk do keni mbështetjen e fatit, ndaj për gjithçka fokusohuni tek vetja. Do të duhet të veproni më shpejtë, nëse nuk doni që t’ua kalojnë kundërshtarët tuaj.

Peshqit

Partneri nuk do e pranojë një ftesë tuajën aq lehtësisht. Në mënyrë që të arrini të vendosni paqen, duhet të sajoni diçka shumë tunduese. Pikë së pari, shmangni që të merreni shumë me njerëz të tjerë. Xhelozia është gjithmonë në qoshe./a.y/noa.al