Transmetuar më 14-01-2017, 18:35

I vë flakën shtëpisë së tij por zjarri shpërthen edhe te banesa e fqinjit duke lënë kështu dy familje nën qiell të hapur.

Ngjarja ndodhi dje në lagjen 6 të qytetit të Korçës, raporton noa.al duke citur burime zyrtare nga policia lokale.

“Kryefamiljari I.Q., 63 vjeç, ka djegur me zjarr banesën e tij dhe për pasojë është djegur edhe banesa e shtetases L.L, 78 vjeç”, – detajoi policia duke shtuar se po punohet për sqarimin e plotë të ngjarjes.

Në këtë ngjarje nuk ka të lënduar, por ajo u shndërrua në dramë familjare pasi banorët e dy banesave kanë mbetur nën qiell të hapur pas zjarrit që shpërtheu në shtëpitë e tyre përdhese në lagjen nr 6 të qytetit juglindor.

Një burim i policisë së Korçës, i tha NOA-s se autori i kësaj zjarrvënieje është person me probleme mendore dhe për këtë fakt ai po procedohet në gjendje të lirë. /noa.al/