Transmetuar më 14-01-2017, 15:42

Bujar Qamili është një artist me zërin e të cilit janë rritur breza të tërë shqiptarë.

Ai e ka kënduar me dashuri këngën shkodrane për thuajse 40 vjet, në skena të mëdha dhe të vogla dhe Shqipëri dhe në gjithë botën.

Bujar Qamili, i cili mban titullin "Mjeshtër i Madh", ndodhet në Shtetet e Bashkuara për disa koncerte për komunitetin shqiptar dhe u intervistua në studion e VOA në Nju Jork.