Transmetuar më 14-01-2017, 15:34

Puçrrat janë dukuria më e pakëndshme për shumicën e njerëzve, pasi janë të bezdisshme dhe prishim pamjen tonë.

Nisur nga këto fakte bëjmë ç’është e mundur që t’i zhdukim sa më parë.

Në këto kushte edhe shpenzojmë goxha, sidomos kur kemi vazhdimisht puçra ndaj i nënshtrohemi trajtimeve të ndryshme që kanë kosto jo të vogla.

Specialistët e fushës pohojnë se rikthimi te gjërat e thjeshta është gjëja më e mirë që mund të bëjë një njeri.

Ndaj këshillohet një trajtim i thjeshtë, me aspirinë. Kështu ju mund t’i hiqni puçrrat brenda një nate, thuajse pa asnjë kosto.

Merrni disa kokrra aspirinë dhe shtypini e përziejini me disa pika ujë. Pasi keni përgatitur një lëndë kremoze, aplikojeni te pjesët ku keni puçra dhe mbajeni ashtu për pak minuta.

Menjëherë më pas pastrojeni fytyrën.