Transmetuar më 14-01-2017, 14:35

Muajt e ftohtë të dimrit, era, acari e dëmtojnë shumë lëkurën. Dhe shumica prej nesh e përkeqësojmë edhe më shumë lëkurën e thatë dhe të plasaritur duke përdorur produkte grimi dhe tonifikues që nuk janë të nevojshëm. Më poshtë do të gjeni disa produkte natyrale të cilat mund t’i përdorni për të pastruar dhe zbutur lëkurën në këto ditë të ftohta.

Qumësht dhe mjaltë

I përzieni këto dy produkte bashkë në një enë. Yndyrat dhe acidi laktik tek qumështi janë shumë të mira për qetësimin e lëkurës së irrituar. Ndërsa mjalti nuk është vetëm një zbutës për lëkurën, por ka edhe veti antibakteriale dhe antifungale, që ndihmojnë për luftimin e baktereve në sipërfaqen e lëkurës. Mund ta zbusni lëkurën e thatë vetëm me qumësht të ftohtë, duke njomur një copë në të dhe masazhuar fytyrën. Ose përgatisni një maskë me qumësht dhe mjaltë.

Vaj kokosi

Përveçse është një zbutës natyral, vaji i kokosit ka gjithashtu edhe veti antibakteriale, antifungale dhe antivirale. Masazhoni me të fytyrën çdo ditë tani gjatë muajve të dimrit.

Vaji i ullirit

Ka më pak shenja të plakjes tek njerëzit që konsumojnë vaj ulliri sesa tek ata që nuk konsumojnë, shkruan shëndeti. Kjo sepse vaji i ullirit është i pasur me polifenolë, një lloj përbërësi bimor me veti antioksiduese.

Çaji jeshil

Çaji jeshil ofron mbrojtje kundër rrezeve ultravjollcë në lëkurë. Kjo pije mund të shërbejë gjithashtu për largimin e akneve, skuqjeve dhe parandalon ekzemën./b.l/noa.al/