Transmetuar më 14-01-2017, 01:53

Foto: Astronauti Thomas Pesquet - 13 janar 2017

Dy astronautë kanë ecur në hapësirë jashtë Stacionit të Hapësirës Ndërkombëtare për të vendosur bateri të reja në në një nga pajisjet e stacionit.

Komandanti aktual i Stacionit të Hapësirës Ndërkombëtare, Shane Kimbrough, dhe astronauti francez, Thomas Pesquet, kanë dalë jashtë stacionit më 13 janar për të vendosur bateritë e reja, një proces që pritet të zgjasë deri në gjashtë orë.

Astronautët Kimbrough dhe Peggy Whitson kanë vendosur bateri të reja para një jave, proces që kërkon ecjen në hapësirë, jashtë Stacionit.

Agjencia amerikane e Hapësirës ka thënë se bateritë janë tejet të rëndësishme për sistemin solar që e furnizon me energji Stacionin e Hapësirës Ndërkombëtare.

Ekipi aktual në këtë Stacion përfshinë gjashtë persona, Kimbrough, Pesquet, Whitson dhe kozmonautët rusë, Andrei Borisenko, Sergei Ryzhikov dhe Oleg Novitsky.