Transmetuar më 13-01-2017, 22:39

Revista prestigjioze e biznesit amerikan, Forbes, ka publikuar listën e dhjetë skuadrave më të shtrenjta në botën e futbollit. Nga Real Madridi, që vijon të ketë primatin, për të vijuar me rivalët e mëdhenj të tyre, katalanasit, e përfunduar te Tottenham Hotspur.

La Liga (Spanjë) përfaqësohet në këtë klasifikim për vitin që shkoi me dy gjigantët e vet, ndërsa Liga Premier (Anglia) dominon me gjashtë skuadra. Gjermaninë e përfaqëson Bayern Munich, ndërsa Italinë, Juventusi, transmeton telesport. Më poshtë, përmes fotove, të shoqëruara edhe me vlerën përkatëse financiare, sipas Forbes, njihuni me renditjen e dhjetë skuadrave të futbollit më të kushtueshme në glob.

1. Real Madrid

Vlera aktuale është 3,225 miliardë euro, 12% më shumë se vitin e kaluar (2915), teksa fitoi 694 milionë dollar në të ardhura.

2. Barcelona

Vlera aktuale është 3.549 miliardë euro, 12% më shumë se vitin e kaluar, teksa fitoi 675 milionë dollarë në të ardhura.

3. Manchester United

Vlera aktuale është 3.317 miliardë euro, 7% më shumë se vitin e kaluar, teksa fitoi 625 milionë dollarë në të ardhura.

4. Bayern Munich

Vlera aktuale është 2.678 miliardë euro, 14% më shumë se vitin e kaluar, teksa fitoi 570 milionë dollarë në të ardhura.

5. Arsenal

Vlera aktuale është 2.017 miliardë euro, 54% më shumë se vitin e kaluar, teksa fitoi 524 milionë dollarë në të ardhura.

6. Manchester City

Vlera aktuale është 1.921 miliardë euro, 40% më shumë se vitin e kaluar, teksa fitoi 558 milionë dollarë në të ardhura.

7. Chelsea

Vlera aktuale është 1,661 miliardë euro, 21% më shumë se vitin e kaluar, teksa fitoi 505 milionë dollarë në të ardhura.

8. Liverpool

Vlera aktuale është 1.548 miliardë euro, 58% më shumë se vitin e kaluar, teksa fitoi 471 milionë dollarë në të ardhura.

9. Juventus

Vlera aktuale është 1.299 miliardë euro, 55% më shumë se vitin e kaluar, teksa fitoi 390 milionë dollarë në të ardhura.

10. Tottenham Hotspur

Vlera aktuale është 1,017 miliardë euro, 69% më shumë se vitin e kaluar, teksa fitoi 310 milionë dollarë në të ardhura.