Transmetuar më 13-01-2017, 18:42

Aplikacioni i Facebook-ut po paraqet shumë mangësi së fundmi. Mësohet se ‘ai’ dëgjon çfarë po ndodh përreth, por vetëm si një mënyrë për të parë çfarë po dëgjojnë ose shikojnë njerëzit, për t’i sugjeruar që të postojnë për to.

Kjo veçori ka qenë në dispozicion për disa vite, por paralajmërimet e fundit nga Kelli Burns, një profesor në Universitetin e Floridas, SHBA, kanë tërhequr vëmendje të madhe.

Profesori Burns ka thënë se kjo vegël përdorë zërin që mbledh jo vetëm për t’i ndihmuar përdoruesit, por edhe për t’i dëgjuar diskutimet e tyre për t’iu shërbyer reklama të ndryshme.

Burns thotë se për ta testuar këtë, diskutoi disa tema me njerëz pranë celularit dhe më pas zbuloi se rrjeti social i shfaqi reklama po të atyre temave. Pretendimi i Burns përputhet me raportet e mëhershme online që thoshin se rrjeti social shfaqë reklama bazuar në atë çfarë kanë biseduar njerëzit./b.l/noa.al/