Transmetuar më 13-01-2017, 18:38

Ish ministrja e Brendshmem Gordana Jankullovska dhe ai i Transportit, Mile Janakievski do të arrestohen për shkak se nuk kanë mandat deputeti, por ish kryeministri Nikola Gruevski do t’i shpëtojë prangave, raporton sot revista javore maqedonase, Fokus.

Në burg do të shkojë edhe ish drejtori i DSK-së, Sasho Mijallkov, por jo kandidati për sërish kryeministër, Nikola Gruevski i cili gëzon imunitet për shkak të mandatit të deputetit.

Në rrezik për prangosje është edhe ish ministrja e Kultuës Elizabeta Kançveska Milevska e cila duke mos qenë deputete nuk ka imunitet, shkruan redaktorja e revistës “Fokus”, Jadranka Kostova.