Transmetuar më 13-01-2017, 15:04

Qarkullimi i masave ajrore më të ngrohta me origjine perëndimore – jugperëndimore do të bëjë që vranësirat dhe shirat të jenë prezent në vendin tonë. Më të theksuara në veri dhe qendër të territorit. Herë pas here do të ketë edhe intervale me kthjellime. Në zonat malore do të ketë reshje të pakta dëbore.

Pjesa e dytë e ditës do të jetë në ndikimin e vranësirave dhe reshjeve të shiut e dëborës të cilat gradualisht do të vijnë duke u pakësuar. Gjatë natës reshjet do të zhvendosen vetëm drejt zonave verilindore të vendit.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të pësojnë sërish rritje në të dy vlerat ekstremale të ditës. Era do të fryjë mesatare deri e fortë duke arritur shpejtësinë 60 km/h nga drejtimi jugperëndimor, kjo do të bëjë që edhe deti të jetë i trazuar.

Europa

Reshje dëbore do të vijojnë për vendet e Europës Lindore si edhe Europën Qendrore. Po ashtu, me vranësira dhe reshje shiu e dëbore do të mbetet edhe gadishulli i Ballkanit por në sasi më të pakta. Ndërsa, moti i kthjellët do të jetë dominant për Europën jugperëndimore si edhe brigjet e detit të zi./b.l/noa.al/