Transmetuar më 12-01-2017, 17:24

Pas vendimit të marrë nga gjykata franceze e cila dha lirinë me kusht për kreun e AAK-së, ka ardhur edhe reagimi i parë i Ramush Haradinaj.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, z.Haradinaj i është drejtuar të gjithë qytetarëve shqiptarë ku shprehet se me zërin e tyre  duke e mbështetur e kanë bërë të ndjehet krenar dhe të kuptojë se nuk është asnjëherë boll të punosh për vendin tënd.

“Të nderuar qytetarë. Gjithë këto ditë dhe nga të gjitha anët e globit, me zërin dhe me dinjitetin tuaj, më keni bërë të ndihem krenar! Më keni bindur se kurrë nuk është boll të punosh për vendin tënd! Juaji Ramush Haradinaj”.

Autoritetet franceze kanë liruar me kusht Ramush Haradinajn. Mirëpo, ai nuk duhet të largohet nga Franca dhe duhet të paraqitet pranë autoriteteve franceze dy herë në javë.

Lirimin me kusht të Haradinajt e ka konfirmuar avokati i tij, Arianit Koci. Seanca është mbajtur vetëm për shqyrtimin e kërkesës së mbrojtjes për lirimin ose jo të tij me kusht./b.l/noa.al/