Transmetuar më 12-01-2017, 16:51

Keni qenë shumë të ndjeshëm ndaj ngjarjeve dhe personave që keni pasur pranë, por tashmë keni ndryshuar qëndrim nisur nga një situatë e caktuar. Beqarët do kenë ndihmën e pakushtëzuar të Venusit për të bërë për vete një person të veçantë. Në planin financiar do keni fat dhe do e stabilizoni menjëherë situatën.

Dashi

Nuk është se keni arritur të zgjidhni çështje që ju kanë shqetësuar këto kohë ju që jeni në një lidhje. Kjo gjë ju ka sjellë më shumë stres se zakonisht. Beqarët do kenë takime pa fund sot dhe mund të tërhiqen shumë ndaj një personi, por nuk do nxitohen në marrjen e vendimeve. Në planin financiar kujdes me shpenzimet e tepruara.

Demi

Keni fituar pavarësi morale dhe financiare nga e shkuara juaj. Për këtë arsye jeni bërë më tolerantë dhe më të hapur me partnerin/en. Beqarët do realizojnë një takim interesant me personin që prej kohësh pëlqejnë. Përgatituni për emocione të forta. Financat do jenë të mira, nuk ka vend për shqetësime.

Binjakët

Një detaj që po ju ha shumë kohë dhe po ju mundon ju të dashuruarve sot më në fund do të gjejë zgjidhje. Ju doni të jeni perfeksionitë dhe do t’ja arrini qëllimit. Beqarët do kenë ndihmën e pakushtëzuar të Venusit për të bërë për vete një person të veçantë. Financat do vinë duke u përmirësuar ndjeshëm.

Gaforrja

Keni filluar të keni më shumë besim tek personi që ju qëndron pranë dhe jo gjithmonë shtyheni nga instinkti për të zgjidhur një problem. Beqarët duhet të tregohen të sinqertë me personat që do takojnë nëse duan të nisin diçka serioze. Financat do përballen me disa vështirësi, por do dini si t’i kapërceni.

Luani

Nuk keni shumë kohë për mëdyshje dhe dyshime sot. Njeriu juaj i dashur do t’ju kërkojë ndihmë dhe duhet të jeni të gatshëm pa asnjë rezervë. Kupidi pritet të godasë në shenjë sot beqarët. Dashuria do i bëjë t’ju rrahë zemra fort. Kujdes me financat, do keni ndikimin negativ të Marsit që do ju sjellë probleme.

Virgjëresha

Keni zgjedhur mënyrën më të thjeshtë për të mos pranuar ndjenjat tuaja, duke shmangur personin tuaj të zemrës. Do të pendoheni më vonë. Beqarët, falë bashkëpunimit të Hënës do kenë mundësi të takojnë një person që iu përshtatet më së miri shijeve të tyre. Në planin financiar do keni fat dhe do e stabilizoni menjëherë situatën.

Peshorja

Komunikimi është shumë i rëndësishëm sot. Nëse nuk bisedoni si me kolegët ashtu edhe me partnerin/en çështjet e mbartura nuk do të gjejnë zgjidhje. Beqarët edhe pse do kenë takime interesante sot, nuk do jenë me fat dhe vazhdojnë të mbeten vetëm. Financat do jenë të mira, do arrini t’i stabilizoni të ardhurat tuaja.

Akrepi

Partneri/ja juaj ka krijuar një ide të gabuar për ju që nuk i korrespondon realitetit. Nëse doni të sqaroheni mjafton të flisni duke ruajtur qetësinë. Beqarët do përjetojnë emocione të forta, planetët do favorizojnë takimet e tyre. Në planin financiar tregohuni të matur me shpenzimet, pritet të përballeni me disa vështirësi.

Shigjetari

Keni vënë baza të forta për të ardhmen tuaj në marrëdhënien në çift dhe jeni mjaft të qetë ndaj çdo ndryshimi që mund të ndodhë. Beqarët do argëtohen pa fund me takimet dhe njohjet e reja, por nuk do jenë të bindur për të hedhur hapa më tej. Financat do varen totalisht nga mënyra juaj e menaxhimit.

Bricjapi

Duhet të mirëkuptoni pjesëtaret e familjes dhe partnerin/en  sot që nuk do të aprovojnë një vendim tuajin që dashje pa dashje i kushtëzon edhe ata. Beqarët as sot nuk do kenë fat në dashuri dhe nuk do arrin dot të gjejnë shpirtin e tyre binjak. Financat nuk do jenë të mira, kujdes me shpenzimet.

Ujori

Nuk keni zgjidhje tjetër sot përveçse të merrni në dorë situatën dhe të mundoheni të zgjidhni ngërçet e krijuara në lidhjen tuaj të dashurisë sepse mund t’ju prishin punë. Beqarët do kenë njohje të reja dhe interesante, megjithatë nuk duhet të marrin vendime të nxituara. Financat do jenë të mira.

Peshqit

Keni qenë shumë të ndjeshëm ndaj ngjarjeve dhe personave që keni pasur pranë, por tashmë keni ndryshuar qëndrim nisur nga një situatë e caktuar. Beqarët do kenë mundësi të mira për të krijuar lidhje serioze dhe çdo gjë do varet nga vendimet që ata do marrin. Financat do përballen me disa probleme të vogla./b.l/noa.al/