Transmetuar më 12-01-2017, 11:41
Prezantuesja Rudina Magjistari thotë se e ndjen veten me fat prej rënies së dëborës mbrëmjen e djeshme në Tiranë.
Ndërsa ka publikuar një video në Instagram të atyre momenteve ajo shkruan, “Në ato 60 minuta që ra mbrëmë borë në Tiranë, unë qëllova jashtë. Me fat! Dëborë në Tiranë”.
Ashtu si pjesa më e madhe e banorëve të kryeqytetit, edhe Rudina i ka shijuar në maksimum flokët e dëborës, aq sa e quan veten me fat që i ndjeu në lëkurën e saj./a.y/noa.al