Transmetuar më 12-01-2017, 10:45

Gjirokastër, 12 janar 2017, NOA.al- Tymi i qymyrit që përdornin për ngrohje ka marrë jetën një burri në Gjirokastër, ndërsa babai i tij ndodhet në gjendje të rëndë.

Në orën 09:40 të paradites së sotme, në fshatin Kakoz të Lunxhërisë, në banesë është gjetur i pajetë Panajot Lasko, rreth 55 vjeç, si dhe në gjendje të rëndë babai i tij Arqile Lasko, rreth 75 vjeç.

I moshuari u dërgua në spitalin e Gjirokastrës, ku ndodhet në gjendje të rëndë.

Nga hetimet paraprake dyshohet se shkaku mund të jetë asfiksimi nga gazi i qymyrit që përdorej për ngrohje.

Në vendin e ngjarjes ndodhet grupi hetimor i cili po punon për të hedhur më shumë dritë mbi rrethanat e gjithë sa ka ndodhur./a.y/noa.al