Transmetuar më 12-01-2017, 09:54

Pas dëborës që ra mbrëmë pothuajse në të gjithë Shqipëria, vendi është zgjuar me ngrica që kanë shkaktuar shumë vështirësi në qarkullim.

Shumë aksidente kanë ndodhur duke filluar që nga mbrëmja e djeshme, por deri tani për fat të mirë ka patur vetëm të plagosur me dëmtime të lehta.

Për “JOQ” bëhet me dije se një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm, e enjte, në Fushë Prezë, ku katër kamiona janë përplasur me një furgon dhe një automjet tip "Golf".

Nga ky aksident nuk ka të dëmtuar, por qytetari nga vendi i ngjarjes jep alarmin që të bëhet kujdes në këtë aks rrugor, pasi ndodhin shpesh aksidente kur nuk ka dëborë, jo më tani që rruga aty është mbuluar nga ngrica.

Siç duket edhe në video gjendja në rrugë është shumë e keqe, ndaj shoferët të marrin masa që të udhëtojnë me zinxhirë.