Transmetuar më 12-01-2017, 07:49

Aktori i humorit Florjan Binaj nuk e ka lënë mundësinë që t’i shpëtojë bora e rënë mbrëmjen e së mërkurës në kryeqytet.

Bashkë me vëllanë e tij ata janë fotografuar në mes të saj, por jo siç bën shumica e njerëzve, por gjysmë të zhveshur, (foto e tretë).

“Pjeshkat përdorin programe që heqin rrudhat, çunat përdorin programe që heqin xhupat. Me vllanë një foto në borë se s’dihet kur do bjerë sërish në Tiranë… Hera e fundit që e mbaj mend si sot kur ika ne Belgjikë me not, ka qenë 7 prill 2003”, shkruan Flori në Instagram ku publikon dhe foton./a.y/noa.al