Transmetuar më 11-01-2017, 21:09

Video e mëposhtme tregon momentin e një garë në një autostradë në Rusi e cila ka përfunduar në tragjedi për një familje.

Mjaftoi një shkëmbim vështrimesh në semafor për të nisur një sfidë shpejtësie me shpejtësi deri në 165 km/h.

Një fuoristradë Range Rover, që drejtohej nga një 37-vjeçar, nisi garën me shpejtësi marramendëse me një Audi, të pajisur me kamerë, raporton RT.com.

Fatkeqësisht drejtuesi që drejtonte mjetin Range Rover, ka humbur kontrollin duke bërë që makina të spostohet në rrugë.

Ai dhe e shoqja shtatzënë me fëmijën e katërt të çiftit, humbën jetën në vend.

Aksidenti tragjik mësohet se ka ndodhur  gjatë natës, në qytetin siberian Tyumen.

Më poshtë keni videon: