Transmetuar më 11-01-2017, 19:37

Talenti i Kombëtares shqiptare Keidi Bare ka debutuar mbrëmjen e djeshme me skuadrën e parë të Atletikos së Madridit, në ndeshjen kundër Las Palmas, e vlefshme për “Kupën e Mbretit”.

Pavarësisht humbjes 2-3, Atletiko arriti të kualifikohej për në raundin e ardshëm të Kupës së Mbretit për shkak se kishte fituar në takimin e parë.

Keidi Bare, I cili është pjesë e grupmoshës U-21 të Kombëtares shqiptare, arriti të plotësojë ëndrrën e tij, debutimin me ekipin e parë të skuadrës së madhe spanjolle.

“Falenderoj grupin teknik për këtë mundësi që më dhanë. Jam shumë krenar që bëj pjesë në këtë klub”, shkruan Keidi Bare në profilin e tij në Facebook.

Kujtojmë që talenti fierak është rritur me grupmoshat e skuadrës së Atletiko Madrid./a.k/noa.al/