Transmetuar më 11-01-2017, 12:13

Igli Tare, drejtori sportiv i Lazios, do të ketë një takim të rëndësishëm gjatë ditës me trajnerin Simone Inzaghi

Sipas të përditshmes sportive italiane, Corriere dello Sport, Igli Tare dhe Simone Inzaghi do të diskutojnë strategjinë për afatin kalimtar të janarit.

Shqiptari dhe italiani do të bisedojnë për përforcimet e mundshme që mund të zbarkojnë në Olimpico, por edhe për largimet.

Të gjithë sytë janë kah Lucas Biglia, i cili kërkohet nga klube të ndryshme evropiane. Këtu do të mësohet e ardhmja e argjentinasit, i cili më herët ka refuzuar vazhdimin e kontratës.