Transmetuar më 10-01-2017, 22:51

Dëbora e rënë në Salento të Italisë, ka rikthyer profecinë e parashikuar nga Matteo Tafurin, i njohur ndryshe si "Nostradamusi italian", i cili kishte deklaruar se kjo gjë do të sillte fundin e botës.

Sipas mediave italiane, zona e Salentos është mbuluar nga dëbora e fundit dhe kjo është një ngjarje e rrallë në këtë vend.

Dëbora e rënë në ditët e fundit në rajonin e Puglia-s dhe në veçanti në provincën e Lecces, shkon përtej parashikimeve meteorologjike.

Matteo Tafuri njihet si filozof dhe astrolog, për aftësitë e tij okulte dhe parashikuese.

Ai ka lindur më 8 gusht 1492 në Soleto dhe ka vdekur më 13 Qershor 1582./noa.al/