Transmetuar më 10-01-2017, 20:02

Në Komisionin Hetimor Parlamentar për privatizimin e OSSHE tek CEZ, u hodhën sot dyshime të forta mbi një transaksion 7 milionë dollarësh që një shqiptar i Kosovës ka bërë pak para zgjedhjeve të vitit 2009.

Në një informacion që shpërndau sot Partia Socialiste, thuhet se ky komision sot ka administruar prova shumë të rëndësishme lidhur me personin Nuel (Nue) Kalaj.

Sipas dëshmive të deritanishme, Kalaj ka qenë "sekseri" i martesës së qeverisë shqiptare të Sali Berishës me kompaninë CEZ, – thotë PS në njoftimin e shpërndarë.

Komisioni ka administruar llogari bankare të Nue Kalaj, i cili ka marrë nga CEZ transferta bankare mbi 7 milionë euro”, – vijon njoftimi i PS.

Sipas saj, këto shuma Kalaj më pas i ka tërhequr cash më 16 qershor 2009, vetëm pak ditë para zgjedhjeve të vitit 2009.

“Komisioni po heton pse CEZ i ka bërë këto transferta tek ky individ dhe ku i ka çuar paratë cash Nue Kalaj, mik i ngushtë i djalit të Sali Berishës, Shkëlzen Berisha”, – përfundon njoftimi i PS. /noa.al/