Transmetuar më 10-01-2017, 14:19

Paris, 10 janar 2017, NOA.al- Serbia i ka dorëzuar Francës, kërkesën për ekstradimin e kreut të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Kërkesa për ekstradimin e ish-Kryeministrit të Kosovës, u bë ditën e sotme nga ministria e Drejtësisë serbe dhe i është dorëzuar autoriteteve franceze.

Përmes saj kërkohet që Haradinaj, i cili u arrestua më 4 janar, të ekstradohet nga paraburgimi i Colmar në Francë, drejt Serbisë.

Gjithashtu, përveç kërkesës për ekstradim, është dërguar edhe dokumentacioni në bazë të të cilit sistemi francez i drejtësisë do të vendosë nëse janë përmbushur kushtet për ekstradimin e Haradinajt.

Gjithë materialet janë dorëzuar në gjuhën franceze dhe në bazë të tyre kërkohet që Haradinaj të gjykohet në Beograd, për krimet e luftës së pretenduara se janë kryer prej tij gjatë kohës që ishte pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ramush Haradinaj u arrestua më 4 janar në Francë në bazë të një urdhër arresti të lëshuar nga Serbia të vitit 2004, i dyshuar për krime lufte./a.y/noa.al

Seanca për Haradinaj, Mustafa: Arrestimi i paligjshëm. Hoxhaj: Në rrezik dialogu Kosovë- Serbi

Çështja Haradinaj, avokati flet për lirim me kusht

“Anonymous Albania” kërcënojnë Francën: Nëse ekstradoni Haradinaj, në luftë me shqiptarët

Publikohet një foto e Ramush Haradinaj-t në burgun e Francës

Arrestimi i Haradinaj, Rama-BE-së: Po lëndoni shqiptarët, mund të ndikojë për keq në rajon

Zbatohet reciprociteti, Prishtina refuzon hyrjen e Presidentit të Serbisë në Kosovë

Manjani, homologut francez: Mos prano ekstradimin e Haradinajt

Dalin pamjet e arrestimit të Haradinajt në aeroportin e Bazelit

Ramush Haradinaj arrestohet nga autoritetet franceze