Transmetuar më 09-01-2017, 22:55

Pamjet e mëposhtme tregojnë momentin kur një automjet në Kosovë, ka dalë nga rruga dhe ka rënë nën një urë për shkak se ajo nuk kushte mbrojtëse anësore.

Video është regjistruar në fshatin Ballanc të Komunës së Vitisë, ku si pasojë e këtij aksidenti është lënduar një person.

Mediat kosovare shkruajnë se aksidenti ka ndodhur si pasojë e gjendjes së vështirë të rrugëve në këtë fshat pas reshjeve të borës.

Shihni foto dhe video nga vendngjarja: