Transmetuar më 09-01-2017, 18:22

Nëse ka jetë në Mars, atëherë atje luhen edhe lojëra, sipas teoricienëve konspirativë që pretendojnë se kanë parë një top të vogël mermeri në sipërfaqen marsiane.

E filmuar nga sonda Rover Curiosity, imazhi i kapur më 1 janar të këtij viti tregon një sferë të vogël në formë topi që shihet mes pluhurit dhe gurëve në sipërfaqen e Planetit të Kuq.

Shumë sugjerojnë se është prej mermeri, por një shpjegim më i besueshëm thotë se është mostër e një guri që është formuar nga tymrat vullkanike të bashkuar me copëza shkëmbore në ajër.

Një foto bardhë e zi e të njëjtit gur u bë më 20 dhjetor 2016 edhe pse pluhuri i kuq i marsit mendohet se ka mbuluar shkëmbinjtë përreth.

Fotot u shkrepën nga sonda e NASA-s Rover. Kohët e fundit sfera nuk është i vetmi objekt i filmuar nga sonda, pasi disa ditë më parë dolën zëra se u pa një krijesë në formë majmuni dhe një lugë.