Transmetuar më 09-01-2017, 16:23

A e dini se cilat janë shtetet më të qeta dhe paqësore në botë për të jetuar? Që prej vitit 2007, për çdo vit Index Peace Global bën matjen e paqes së kombeve dhe rajoneve. Edhe pse bota duket sikur gjithnjë e më shumë po bëhet më mizore, sipas këtij indeksi, ju prezantojmë 10 shtetet më paqësore në botë.

1. Islanda- Me 1.6 milion vizitorë që pritet të shkojnë në Islandë deri në fund të këtij viti, nuk ja prishin këtij vendi qetësinë dhe peizazhet që të lënë pa frymë. Numri i vizitorëve është rritur nga viti i kaluar nisur edhe nga fakti që Islanda konsiderohet si vendi më i paqtë në botë.

2. Danimarka- Kombi më i paqtë skandinav, me kryeqytetin plot jetë por me njerëz në harmoni mes tyre.

3. Austria- Shteti i Alpeve, Moxartit, jetës kulturore, galerive, bareve dhe dyqaneve.

4. Zelanda e Re- Vend i bekuar me diversitet, peizazhe unike dhe jetën e egër, ideali për të jetuar në paqe me veten dhe të tjerët.

5. Portugalia- E bukur, e paqtë, me klimë të mirë, arkitekturë të veçantë, kuzhinë dhe verë të shijshme.

6. Republika Çeke- Konsideruar si ndër shtetet më paqësore në Evropë, me histori të pasur, me Pragën e bukur dhe me sheshet romantike të mesjetës.

7. Zvicra- Ky shtet nuk ka qenë në një luftë që prej vitit 1847, nuk shpenzon para për ushtrinë dhe ku çdo qytetar mund të propozojë ndryshimet kushtetuese.

8. Kanadaja- Është vendi ku pritshmëritë tejkalohen nga realiteti. Aty ku malet janë të larta, liqenet e kaltra, qytetet me rregulla dhe të organizuara dhe njerëzit e shoqërueshëm.

9. Japonia- Vendi i tempujve dhe kopshteve. Edhe pse Tokio ka një popullsi të dendur, sërish vërehet paqe dhe mirëkuptim mes tyre.

10. Sllovenia- Populli slloven është i matur, i kujdesshëm, me vetëbesim, tolerantë dhe mikpritës.