Transmetuar më 09-01-2017, 09:45

Hackerat “Anonymous Albania” kërcënojnë Francën, duke kërkuar lirimin e kreut të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Nëpërmjet një videomesazhi ata u drejtohen zyrtarëve francezë, duke thënë se janë shumë të zhgënjyer prej tyre dhe se Franca do të jetë në luftë me shqiptarët nëse ekstradojnë në Serbi, Ramush Haradinajn.

Në vijim thuhet se protestat do të vazhdojnë dhe se shqiptarët nuk falin.

Mesazhi i "Anonymous Albania":

Përshëndetje zyrtarët e qeverisë së Francës

Ne jemi Anonymous Albania

Jemi tepër të zhgënjyer me veprimin tuaj, pasi keni ndalur dhe arrestuar Ramush Haradinaj, një nga kontribuesit dhe heronjtë për çlirimin e Kosovës nga forcat serbe.

Kosova është një shtet i pavarur, nuk është pjesë e Serbisë. Akuzat e rreme nga Beogradi për parandalimin e Haradinaj, po cenojnë marrëdhëniet e Kosovës me Europen dhe rrezikohet një lufte në Ballkan.

Ju nuk duhet te luani me ne.

Ai nuk duhet të ekstradohet në Serbi, në qoftë se ju e bëni këtë, jeni në lufte me ne dhe shqiptarët.

Ne nuk do të lançojmë një operacion ndaj jush, por jeni të paralajmeruar dhe nën mbikëqyrjen tonë. Protestat do të vazhdojnë deri në lirimin e Ramush Haradinajt.

Ne jemi Anonymous Albania

Ne nuk falim

Ne nuk harrojmë

Na prisni./a.y/noa.al 

Publikohet një foto e Ramush Haradinaj-t në burgun e Francës

Arrestimi i Haradinaj, Rama-BE-së: Po lëndoni shqiptarët, mund të ndikojë për keq në rajon

Zbatohet reciprociteti, Prishtina refuzon hyrjen e Presidentit të Serbisë në Kosovë

Manjani, homologut francez: Mos prano ekstradimin e Haradinajt

Haradinaj, në paraburgim deri në mbërritjen e kërkesës për ekstradim

Haradinaj: Nuk më trembën tanket e Millosheviçit, jo më fletë-arrestet

Ramush Haradinaj arrestohet nga autoritetet franceze