Transmetuar më 08-01-2017, 14:55

Ky është horoskopi për ditën e hënë, 9 janar 2017 që Noa.al sjell për ju. Njihuni me parashikimin për punën, shëndetin dhe ndjenjat, si do ecë dita për të lindurit e çdo shenje.

Dashi

Nuk do të jeni shumë në humor dhe do të keni vështirësi në disa fusha, duke mos e nisur siç duhet javën. Për gjithë ata që po jetojnë një raport në çift, është e rëndësishme që të dinë të tregojnë dashurinë. Horoskopi i ditës këshillon që të lini pas shpine ndonjë paragjykim të vjetër.

Demi

Për pjesën më të madhe të të lindurve të kësaj shenje, kjo e hënë do të nisë në mënyrë optimiste. Në dashuri do të ketë zhvillime pozitive, në sajë të ndikimit të Hënës. Ndërsa në punë do të vijnë mirënjohje dhe shpërblime lidhur me një projekt.

Binjakët

Do të jeni nën stresin e shkaktuar nga ndikimi i Hënës. Raporti në çift do të hasë në vështirësi dhe krizë. Do të keni debate me fjalë dhe dyshime të pabaza. Edhe në punë, situata nuk paraqitet e qetë.

Gaforrja

Kjo ditë do të jetë kryesisht pozitive, sidomos në raportet e miqësisë. Mos kini frikë nëse hasni në ndonjë pengesë në rrugën tuaj. Yjet ju mbështesiin maksimalisht, kështu që mos u dorëzoni.

Luani

Pas një mëngjesi pak të ngadaltë, me orët e drekës situata do të përmirësohet. Në çift raporti është i kënaqshëm, por duhet të bëni një dialog të shtruar. Në punë, situata do të jetë në ujëra të qeta.

Virgjëresha

Dita do të jetë mjaft e favorshme në anën emocionale, sidomos për ata që janë vetëm. Mbrëmja pritet të jetë premtuese, veç mos e teproni me guximin, pasi mund të hidhni në erë gjithçka. Marsi dhe Plutoni do të jenë gjithë kohës në favorin tuaj.

Peshorja

E hëna do të nisë me hap pozitiv, ndonëse do të ketë momente pak bindëse dhe vështirësisht të përballueshme. E vetmja gjë që kërkohet është që të forconi pozitën tuaj në grup, qoftë në punë, në shoqëri apo kudo tjetër. Me vendosmëri gjërat do të ecin më së miri.

Akrepi

Lajme të mira për ju. Në raportin miqësor do të gjeni shumë pika të përbashkëta, ndërsa në dashuri një zhvillim i ri është në prag. Këshillohet të mos e stresoni shumë partnetrin, në mënyrë që të mos përkeqësoni raportin tuaj. Diskutoni çdo gjë me qetësi.

Shigjetari

Ndërsa e hëna do të nisë në mënyrë pozitive, kjo atmosferë do të vijë në rënie me kalimin e orëve. Nën tensionin e Hënës, situata nuk do të paraqitet e mirë as në dashuri, miqësi apo punë. Mund ta gjeni veten në gjendje kritike në një situatë që e keni shumë përzemër.

Bricjapi

Kjo është një periudhë mjaft me fat, nëse doni të guxoni për ndonjë nismë tuaj. Në punë do të merrni kënaqësi dhe shpërblime. Përgjithësisht dita do të ecë në ujëra të qeta.

Ujori

Të lindurit e kësaj shenje janë më të favorizuarit e ditës. Do dini si të veproni dhe do të përballeni vetëm me gjëra pozitive. Ndikimi i Diellit dhe Marsit, do i japin ditës prekjen që i mungonte duke e bërë edhe më shumë pozitive.

Peshqit

Dita do të jetë përgjithëssisht pozitive. Ata që sapo kanë lënë pas një suituatë pak të pëlqyeshme, më në fund do e harrojnë çfarë ka ndodhur. Horoskopi i së hënës këshillon që të dini të prisni, pasi lajmet e mira nuk do të vonojnë./a.y/noa.al