Transmetuar më 07-01-2017, 20:36

Mësoni shenjat e Zodiakut që kanë pak shanse që në jetë të kurorëzohen veç një herë.

Për ta, fraza e famshme se me partnerin e vet do të ndajnë të mirën dhe të keqen – derisa vdekja t’i ndajë, është as më shumë dhe as më pak, por një përrallë nga e kaluara.

Horoskopi ju tregon disa shenja që kanë më shumë shanse për divorc dhe për martesë të re.

DEMI

Të hareshëm dhe nga pak të zëshëm, mirëpo gjithmonë shumë interesant, pjesëtarët e kësaj shenje tokësore shumë lehtë tërheqin vëmendjen e gjinisë së kundërt dhe para martesës kanë shumë lidhje dhe aventura.

Demat janë shpirtmirë dhe duarhapur ashtu që për personin e dashur bëjnë çdo gjë në botë. Mirëpo, nëse këtë shumë herët ia tregojnë palës tjetër, ajo shumë lehtë do të dijë ta shfrytëzojë dhe shpesh të transformohet sikur është ajo që nuk është e tillë që Demin ta detyrojë që sa më parë të martohet. Dhe sapo të kalojë pak kohë pas ceremonisë së dasmës, partneri bashkëshortor tregon fytyrën e vet të vërtetë. Krahas kësaj, Demi ka problem me xhelozinë dhe sulme të papritura dhe nuk dëshiron që për partneren e tij askush të interesohet.

Nëse personi me të cilin është në martesë tregon që mundet edhe pa të pa problem të funksionojë, do të lindë mburrja e tepruar dhe do të fillojë të çojë inat, gjë që mund të çojë në disharmoni të mëdha. Kur sheh që martesa është luhatur, do të bëjë çdo gjë që është në dorën e tij për t’i përmirësuar gjërat. Megjithatë, kur e kupton që për atë person më asgjë nuk e lidh, shkon pa u hamendur, sepse jashtëzakonisht e vlerëson veten dhe nuk lejon që askush ta shkelë, publikon Telegrafi i Kosovës.

PESHORJA

Peshoret shpesh janë diku midis qiellit dhe tokës, midis dëshirave dhe mundësive vetjake, madje edhe nëse janë të vetëdijshme që mbase munden më mirë, ato në martesë hyjnë me personin i cili sipas aftësive intelektuale dhe aftësive të tjera nuk u përshtatet mjaftueshëm.

Është në natyrën e tyre që të jenë të pavendosur dhe që vazhdimisht mendojnë se kanë mundur të bëjnë diçka më mirë, gjë që munden palën tjetër ta nevrikosin pa masë. Kur të kuptojnë më në fund që në martesën e tyre nuk shkon ashtu siç kanë menduar, pjesëtari i kësaj shenje do të përpiqet që eventualisht zgjidhjen e këtij problemi ta shtyjë për më vonë, ndërkaq deri atëherë shumicën e kohës do ta kalojë në ndonjë aktivitet me miqtë apo në përpjekje që të njohë një person tjetër të gjinisë së kundërt i cili vërtet do ta kuptojë.

Nga martesa kryesisht ikin në saje të marrëveshjes me partnerin i cili është i vetëdijshëm që emocionet kanë humbur, andaj më mirë është që secili të shkojë rrugës së vet.

VIRGJËRESHA

Pjesëtarët e kësaj shenje tokësore pa dyshim dëshirojnë që jenë në qendër të vëmendjes, andaj kjo lehtë u shkon për dore, sepse janë shumë inteligjentë, tërheqës dhe mbi të gjitha gaztorë. Kur njohin personin me të cilin vërtet dëshirojnë të krijojnë lidhje, bëhen sikur disa mangësi të palës tjetër nuk i vërejnë dhe konsiderojnë që do të arrijnë gjatë kohës që partnerin ta transformojnë sipas dëshirës së tyre.