Transmetuar më 07-01-2017, 18:49

Një grua në Kosovë sulmohet fizikisht nga bashkëshorti i saj nën ndikimin e alkoolit, pas një mosmarrëveshjeje.

Ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së sotme në Prizren, ku mediat kosovare shkruajnë se ka pësuar dëmtime trupore, e cila është dërguar në spital për trajtim mjekësor.

Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit, policia ka gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri me një karikator me 10 fishekë.