Transmetuar më 07-01-2017, 14:38

Moti i kthjellet por i ftohtë do të jetë dominues pothuajse në të gjithë territorin e vendit, përjashtuar zonat malore përgjatë kufirit lindor të cilat do të kenë vranësira të shpeshta.

Po ashtu, edhe orët e pasdites do të vijojë me kthjellime dhe vranësira të lehta e kalimtare në të gjithë ultësirën perëndimore duke lënë me vranësira më të dukshme zonat malore. Parametri i erës do të jetë sërish i pranishëm në të gjithë territorin e vendit.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të mbeten të ulëta edhe gjatë ditës së diel, ku vlerat më të ulëta do të regjistrohen në zonat verilindore të vendit. Era do të fryjë mesatare në tokë dhe deri e fortë në det shpejtësi 50 km/h nga drejtimi permanent verior, kjo do të bëjë që edhe deti të jetë i trazuar.

Europa

Moti i kthjellët por shumë i ftohtë do të jetë dominant në rajonin e Mesdheut, Gadishullin e Ballkanit si pasojë e masave ajrore të ftohta polare. Po ashtu edhe vendet e Europës qendrore si dhe gadishulli Iberik do të jetë në ndikimin e motit të kthjellët. Ndërsa me reshje të konsiderueshme dëbore do të paraqiten gadishulli Skandinav si edhe brigjet e Turqisë.