Transmetuar më 07-01-2017, 10:05

Gjumi është njëri nga elementet kryesore për një jetë të shëndetshme. Sipas studimeve, është mirë që para gjumit të mos e ngarkojmë trurin duke kaluar kohën deri në orët e vona me lexime në pajisjet e teknologjisë informative, pasi këto rrisin nivelin e stresit. Po ashtu është mirë, që në dhomën në të cilën flemë të mos ketë televizor dhe pajisje të tjera që na marrin kohën e gjumit dhe që stimulojnë trurin  kundër gjumit.

Po ashtu kur të përgatiteni për gjumë, është mirë të keni një dhomë me ndonjë ndriçim të zbehtë, në këtë mënyrë do t’i dërgoni sinjale trurit se është koha për të fjetur. Është shumë më rëndësi që shtrati të jetë i përgatitur mirë, i ajrosur dhe të mbajë aromë të mirë, në mënyrë që të na jap relaksin e duhur që të bëjmë një gjumë të qetë.

Ekspertët këshillojnë që nuk duhet të bëni ushtrime natën vonë, pasi stimulohet organizmi kundër gjumit. Por disa ushtrime të lehta, të cilat i aplikojmë para kohës së gjumit, mund të jetë një ndihmë shumë e mirë për të fjetur dhe metoda më e mirë është yoga apo ecjet.

Po ashtu është shumë më rëndësi që mos ta ngarkojmë lukthin me ushqime në orët e vona, pasi ushqimet e rritin qarkullimin e gjakut dhe organizmi nuk mund të pushojë si duhet. Dietlogët preferojnë që disa ora para gjumit të mos hahet asgjë dhe vakti i darkës të jetë me ushqime të lehta, në mënyrë që lukthi të jetë sa më i qetë.