Transmetuar më 07-01-2017, 09:20

Janë shumë ushqime me ngjyrë të gjelbër të cilat mund të ndihmojnë organizmin për më shumë energji dhe ta përshpejtojnë metabolizmin tuaj. Ushqimet me ngjyrë jeshile si sallatrat, spinaqi, kivi, kungulli, etj., luajnë rol të rëndësishëm për pastrimin e organizmit tonë dhe në veçanti për pastrimin e gjakut.

Ndonëse ngjyra jeshile është ajo që dominon, duhet ditur se jo të gjithë këta elementë kanë të njëjtën sasi klorofili. Në përgjithësi vlen rregulli se sa më e errët të jetë ngjyra jeshile, aq më e madhe është përmbajtja e klorofilit. Më poshtë po ju rendisim disa  prej tyre dhe të mirat shëndetësore që ato përmbajnë.

1. Çaji jeshil

Preferohet për rifreskim dhe ndihmon në fuksionimin më të mirë për trurin tuaj dhe ul shancet për kancer. Gjithashtu ndihmon në reduktimin e dhjamit dhe uljen e peshës. Është shumë i mirë edhe për relaksim të mendjes dhe trupit. Mund të konsumohet me limon ose mjaltë.

2. Bishtajat e gjelbra

Përmbajnë shumë fibra që ndihmojnë në tretjen e ushqimit. Ndihmon gjithashtu edhe në kontrollin e kolesterolit në trupin tuaj.

3. Spinaqi

Ka sasi të madhe të hekurit që ndihmon në nivelizimin e hekurit në trupin tuaj. Është një nga ushqimet që preferohet për gratë shtatzëna sepse në atë kohë trupi i tyre ka më shumë nevojë për sasi të hekurit. Ka vitaminë A, vitamin B2, vitamin C dhe vitamin K. Me marrjen e këtyre vitaminave, sistemi imunitar do të përmirësohet dhe muskujt tuaj do të jenë më të fortë.

4. Trangulli

Përmban 95 % ujë që është shumë i dobishëm për shëndetin tuaj. Kur konsumoni trangull, trupi juaj do të pastrohet nga toksinat, lëkura juaj do të jetë më e freskët dhe do të fitoni më shumë vitamina. Nëse e konsumoni trangullin në mënyrë të vazhdueshme, lëkura juaj do të shkëlqejë. Gjithashtu redukton rrezikun nga kanceri.

5. Kivi

Kivi përmban 85 % të vitaminës C e cila ju jep sasi të mjaftueshmë të vitaminave në baza ditore. Nëse konsumoni vitaminë C rregullisht, kjo ju ndihmon për ata që kanë probleme me kollën dhe personat që vuajnë nga astma.