Transmetuar më 06-01-2017, 14:30

Ndërsa vishesh ҫdo ditë mund të kesh një moto për veten. Duke veshur ngjyra më të theksuara kërkon të rritësh vëmendjen tek të tjerët p.sh., dhe e kundërta, nëse zgjedh ngjyra më të zbehta që nuk bien shumë në sy. Veshja me ngjyrë të zezë të bën të dukesh më e zgjuar, sipas ekspertëve.

Po kështu, nude është një ngjyrë që të tregon se je veshur më gjëra më të shtrenjta etj. Sipas një studimi të fundit, ngjyra ndikon shumë edhe tek dukja e moshës. Diҫka mund të të tregojë më të re dhe një tjetër ngjyrë, të shton disa vite më shumë. Dhe nëse do të dukesh më e re, atëherë është një ngjyrë që ta mundëson këtë, shkruan class.

Kate Smith, presidente dhe shefe e ngjyrave në Sensational Color, tregon për Who What Wear: “Turkezja është një ngjyrë që i jep shumë dritë kujtdo që e vesh dhe e tregon më të re. Përveҫ kësaj, është një ngjyrë që i përshtatet ҫdo toni lëkure”.

 Edhe nëse nuk përpiqesh domosdoshmërish të dukesh më e re, të vishesh me turkeze ta mundëson menjëherë këtë. Për të gjetur nuancën perfekte të turkezes, Smith rekomandon: “Hapi krahët dhe shiko venat në kyҫet e duarve”.

Më tej, ajo shpjegon: “Nëse janë blu në jeshile, atëherë gjej atë turkeze që i përshtatet pikërisht kësaj ngjyre. Nëse ke një lëkurë më të errët, nuk është problem, sepse ҫdo nuancë e turkezes do t’i përshtatet mjaft mirë.