Transmetuar më 06-01-2017, 14:01

Për pak më shumë se një muaj, pranë planetit tonë do të kaloj objekti 2016 WF9. Mirëpo, NASA nuk është plotësisht e sigurt se çfarë është ky objekt. Karakteristikat e këtij objekti misterioz janë aq të pazakonta sa as NASA nuk ka arritur ta përcaktoj se çfarë është.

Objektin e kanë quajtur 2016 WF9 dhe është vërejtur më 27 nëntor të vitit të kaluar nga sistemi i NASA-s për gjurmimin e kometave dhe asteroideve. Shkencëtarët thonë se ai ka gjerësi prej një kilometri, ndërsa pritet që afërsinë më të madhe me Tokën, ta ketë më 25 shkurt, kur do të jetë larg 51 milionë kilometra.

Vetë objekti ka hutuar shkencëtarët e NASA-s, të cilët nuk kanë arritur ta përcaktojnë nëse ka të bëjë me kometë apo asteroid. Por ky nuk është i vetmi objekt që po i afrohet Tokës, pasi është zbuluar edhe një tjetër, shkruan Zeri.info. Bëhet fjalë për kometën C/2016 U1. Ajo do të shihet në hemisferën veriore gjatë javëve të para të këtij viti, pak para daljes së diellit. Nëse keni dylbi të mirë, edhe ju mund ta shihni.