Transmetuar më 05-01-2017, 17:25

Keni guxuar më shumë seç duhet këtë periudhë dhe sot do të jetë momenti që do t’ju duhet të merrni mbi vete të gjitha përgjegjësitë ju që jeni në çift. Beqarët do përfitojnë deri në maksimum nga liria e tyre, dhe nuk do preferojnë të ndryshojnë statusin. Financat do jenë të mira falë menaxhimit tuaj.

Dashi

Është mirë të mos komentoni shumë idetë tuaja tek persona që sapo i keni njohur. Mjafton ti ndani problemet tuaj me partnerin/en dhe miqtë e afërt. Beqarët, do kenë një ditë me fat në dashuri dhe do ndihmohen nga Venusi për të arritur qëllimet e tyre. Në planin financiar pritet të përballeni me disa probleme.

Demi

Sot do t’ju duhet të jepni prova për altruizmin tuaj sidomos në raportet familjare. Do të hiqni dorë nga një gjë që e keni mjaft për zemër. Beqarët do realizojnë disa takime interesante dhe parashikohet që disa prej jush të vendosin për të nisur edhe lidhje dashurie. Kujdes me financat, mos shpenzoni pa u matur mirë.

Binjakët

Keni kohë që jeni bërë viktima të konformizmit. Nëse gjërat do të ndryshojnë sot do të jetë një ndryshim për mirë për ju të dashuruarit. Beqarët do përfitojnë deri në maksimum nga liria e tyre, dhe nuk do preferojnë të ndryshojnë statusin. Menaxhojini mirë financat dhe nuk do keni asnjë problem për të cilin të shqetësoheni.

Gaforrja

Është një çështje që ju shqetëson prej kohësh ju që jeni në një lidhje dhe sot ka ardhur momenti ti jepni fund. Gjithë ky shqetësim do të duket sikur s’ka ekzistuar. Beqarët duhet të kthehen në realitet dhe të mos ëndërrojnë shumë sepse në fund do përfundojnë mjaft të zhgënjyer. Tregoni shumë maturi në sektorin e financave.

Luani

Ka projekte që ju kanë zënë shumë nga koha juaj dhe që do të kuptoni që nuk mund të realizohen. Filloni mbani distancë me punën përpara se të jetë vonë dhe dedikojini kohë edhe partnerit/es. Beqarët do kenë njohje të reja dhe mjaft interesante, në krah të tyre do jetë edhe ndikimi pozitiv i Diellit. Kujdes me financat.

Virgjëresha

Kontaktet që keni krijuar gjatë karrierës suaj do t’ju ndihmojnë të merrni një vendim që po e shtyni prej kohësh. Çdo gjë do të shkojë mirë edhe në sektorin e dashurisë. Beqarët nuk duhet të ndërmarrin vendime të nxituara sepse situata mund t’iu dalë jashtë kornizave. Financat do jenë të mira, gjithsesi kujdes me shpenzimet.

Peshorja

Nëse nuk doni të humbni mbështetjen e personave pranë jush duhet të jeni më prezentë në jetën e tyre dhe ti mbështesni në çdo hap. Beqarët do jenë të favorizuar nga Hëna sot dhe takimet që do realizojnë do jenë mjaft mbresëlënëse duke i bërë të përjetojnë edhe dashuri me shikim të parë. Financat do jenë të mira falë menaxhimit tuaj.

Akrepi

Keni kohë që keni qëndruar në të njëjtin vend pa bërë hapa përpara ju të dashuruarit. Kjo gjendje po ju bën të ndiheni keq dhe të mbylleni në vetvete. Nëse jeni vetëm mund të keni takime por nuk duhet të nxitoheni. Disa probleme financiare do të zgjidhen, por kjo nuk do të thotë që ju nuk do kujdeseni më për buxhetin.

Shigjetari

Keni zgjedhur mënyrën më të mirë për të qenë vërtet të lumtur ju që jeni në një marrëdhënie në çift. Jeni të mbushur me optimizëm këtë periudhë dhe kjo ju ka ndihmuar. Beqarët do kenë një ditë të mirë, mjafton që të dinë të shfrytëzojnë takimet. Me financat është mirë të tregoheni të kujdesshëm.

Bricjapi

Kohët e fundit keni qenë mjaft të zënë me jetën tuaj private duke lënë pas dore impenjimet profesionale. Mund të krijojë ngecje në karrierë. Beqarët nuk do të kenë ndryshime të rëndësishme në jetën e tyre, pasi as planetët nuk do të jenë me ta këtë ditë. Në planin financiar yjet do iu bëjnë më realistë. Me shpenzimet duhet maturi.

Ujori

Sot mund të merrni vendime shumë të ndryshme nga sa keni thënë më parë ju të dashuruarit. Kjo sepse në çdo moment do të keni ndryshime të situatave. Beqarët do kenë një ditë me fat në dashuri, pasi do kenë edhe ndikimin pozitiv të Venusit dhe Jupiterit. Disa probleme serioze pritet të shfaqen në sektorin e financave.

Peshqit

Keni guxuar më shumë seç duhet këtë periudhë dhe sot do të jetë momenti që do t’ju duhet të merrni mbi vete të gjitha përgjegjësitë ju që jeni në çift. Beqarët do tregohen mjaft joshës sot dhe do bëjnë për vete shumë persona, gjithsesi bëjnë mirë të mos e teprojnë me flirtet. Financat do varen nga menaxhimi juaj.