Transmetuar më 05-01-2017, 13:33

Njerëzit që jetojnë pranë rrugëve të mëdha dhe me trafik të rënduar rrezikojnë më shumë të preken nga çrregullimet mendore apo siç njihet ndryshe demenca.

Sipas një studimi të botuar në revistën shkencore “Lancet”, 11% e rasteve të prekur nga demenca jetonin në 50 metra distancë pranë rrugëve të mëdha dhe me trafik të rënduar.

Studiuesit të cilët përfshin në studim rreth 2 milionë njerëz në Kanada për 11 vjet, thonë se popullsia që jeton pranë zonave me trafik të rënduar pësonin rënie të kapacitetit të trurit.

Studiuesit britanikë, thotë se rezultatet e studimit janë bindëse, megjithëse shkaqet e rënies së kapacitetit të trurit kanë nevojë për studime më të thelluara për t’u kuptuar.

Studimi ka përfshirë rreth dy milionë njerëz në provincën kanadeze të Ontarios nga vitit 2001 deri në 2012.

Gjatë kësaj periudhe siç raporton noa.al, u diagnostikuan 243 611 raste të personave me çrregullime mendore ku rastet më të mëdha ishin tek ata njerëzve që jetonin pranë rrugëve kryesore.

Studimi zbuloi se 7- 11 të rasteve me çrregullime mendore u përkisnin atyre njerëzve që jetonin pranë një rruge të mëdha dhe të mbushur me trafik. Studimi zbuloi të dhëna të tjera të rrezikut nga probleme mendore si varfëria, obeziteti, niveli i arsimit, pirja e duhanit etj.

Grimcat e ndotjes në tru Dr Hong Chen, nga qendra e Shëndetit Publik në Ontario dhe një nga autorët e studimit thotë se “Rritja e popullsisë dhe urbanizimi i ekspozon më shumë njerëzit me një trafik të rënduar dhe me shtimin e rasteve të çrregullimeve mendore për shkak të ngarkesës së madhe. Ndër faktorët që ndikojnë janë ndotja e ajrit dhe zhurma, si grimcat e ndotjes, oksidet e azotit etj”.

Studimi nënvizon gjithashtu se është e besueshme se ndotja e ajrit dhe tymi në ambient mund të shkaktojë patologji të truri dhe mund të rrisë rrezikun e çrregullimeve mendore, por gjithashtu këshillohet të ndalohet pirja e duhanit, të hahet shëndetshëm dhe të praktikohet aktivitet fizik./a.y/noa.al