Transmetuar më 04-01-2017, 18:53

Policia e Kosovës ka mohuar raportimet e mediave ndërkombëtare se kosovari Lavdrim Muhaxheri, pjesë e organizatës terroriste ISIS, është kthyer në Kosovë së bashku më disa ushtarë të tjerë.

Por, Policia e Kosovës e pyetur nga lajmi.net nëse ky grup së bashku me Lavdrim Muhaxheri kanë hyrë në Kosovë, kanë thënë se në bazë të informacioneve që kanë Muhaxhiri nuk ndodhet brenda territorit të vendit.

“Sa i përket shqetësimit (pyetjes) tuaj, ne u konfirmojmë se i apostrofuari nga ana juaj nuk ndodhet në Kosovë, këtë e themi mbështetur në të dhënat që kanë institucionet e sigurisë vendore dhe ndërkombëtare”, thuhet në përgjigjeje e Policisë së Kosovës.

Ndryshe mendiat ndërkombëtare ditë më parë  kanë raportuar se Muhaxheri së bashku me 400 luftëtarët e tij  më të besuar kanë braktisur zonat e luftës në Siri. Gazeta italiane ‘L’Espresso’, duke i cituar shërbimet inteligjente, ka thënë se afër 400 luftëtarë të kalifatit janë kthyer me të në Kosovë.