Transmetuar më 04-01-2017, 13:57

Malmo, 4 janar 2017, NOA.al- Një shqiptar është ekzekutuar me armë zjarri në Suedi. Në qytetin e Malmo, është qëlluar me 22 plumba Alban Ibraj, i cili është gjetur i ekzekutuar në një rrugë në zonën e Hermosdal.

Ibraj i cili jetonte prej vitesh bashkë me familjen si emigrant në Suedi, kishte lënë Kosovën për një jetë më të mirë.

Ai u gjet i vrarë mbrëmjen e së martës, ku persona të paidentifikuar shkrehën armët drejt tij. Policia ka arrestuar një person të dyshuar, i cili mendohet se është bashkëpunëtor i autorit të vrasjes.

Lidhur me këtë ngjarje vijojnë ende hetimet, ndërkohë që policia po punon për zbardhjen e shkaqeve të krimit si dhe për kapjen e autorit./a.y/noa.al