Transmetuar më 03-01-2017, 22:32

Askush nuk është imun nga virozat e stinës aq më tepër kur temperaturat ndryshojnë dhe lagështira në ajër na krijon probleme të shumta shëndetësore. Ja disa këshilla të thjeshta dhe të vlefshme për t’u mbrojtur nga gripi i cili rrezikon t’ju mbajë në shtrat për ditë të tëra.

Lani duart, pasi bakteret e fshehura në to mund të përcjellin në organizëm mikrobet, nëse me duart të palara prekim mukozën e hundës apo sytë.

Gjumi. Nëse flemë 7-9 orë në ditë arrijmë ta përballojmë shumë më mirë gripin.

Bëni ushtrime gjimnastikore. Tonifikimi i muskujve na ndihmon të luftojmë influencën

Rrisni dozat e zinkut, pasi ky mineral e lufton shumë mirë virusin e gripit. Në të njëjtën kohë evitoni konsumin e yndyrave dhe sheqerit.

Konsumoni hudhra. Hudhra ka rezultuar mjaft efikase në luftën kundër virozave të stinës.

Konsumoni ujin, pasi kështu e ndihmoni sistemin imunitar që të luftojë në mënyrë efikase gripin.

Konsumoni çajra për të forcuar imunitetin, për të ndërprerë kollën dhe për të ulur temperaturën, si: sherebela, gjethe dafine, gjethe ulliri, çaj të gjelbër etj.