Transmetuar më 03-01-2017, 20:24

Pas periudhës së festave të fundvitit është koha kur secili prej nesh vëren se ka shtuar në peshë. Por, duke ditur se kush janë ushqimet për t’u shmangur, edhe në këto ditë kemi mundësi që post-Viti i Ri të mos na shëndoshë më shumë se ç’duhet. Po flasim për ato ushqime dhe pije që ngadalësojnë metabolizmin dhe që gjenden rëndom në tavolinat tona.

Pijet e gazuara

Pijet e gazuara mund të shkaktojnë diabet dhe rrjedhimisht edhe probleme me zemrën. Nëse ekzagjerohet me konsumin e tyre, sheqeri dhe fruktoza që ato kanë, bën që metabolizmi të ngadalësohet dhe kilogramët të shtohen.

Makaronat

Mielli i përpunuar nuk ka fibra dhe antioksidantë. Pra, ka shumë pak veti ushqyese. Makaronat shpërbëhen më kollaj dhe organizmi nuk djeg shumë kalori për tretjen e tyre. Përdorni miell integral nëse doni që të mos shëndosheni.

Gjalpi dhe mishi i derrit

Acidet yndyrore omega-6 ngadalësojnë metabolizmin. Ato gjenden te mishi i derrit dhe te gjalpi kryesisht. Nëse do të konsumoni shumë mish derri për festa, me siguri që do të shtoni në peshë.

Kontrolloni kaloritë për 24 orë

Kur shikoni se e keni tepruar me kaloritë, gjë që ndodh kryesisht kur konsumojmë shumë ëmbëlsira, mund ta korrigjoni këtë gabim duke praktikuar rregullat e zëvendësimit të ushqimeve gjatë 24 orëve të ardhshme.

Ja ç’duhet të bëni: Pas një dite që keni abuzuar me ushqimin, mund të arrini në konsumin mesatar të kalorive, duke marrë vetëm 315 kalori në ditë nga konsumimi i ushqimeve të tjera, shkruan shqip. Një lugë gjelle vaj (100 kcal) + një gotë verë (100 kcal) + 20 gram makarona ose oriz (70 kcal) + 20 geam bukë integrale; me rritjen e aktivitetit fizik (për shembull duke bërë ecje të shpejtë një orë në ditë) mund t’i shtoni dietës suaj edhe 200 kalori.