Transmetuar më 03-01-2017, 08:13

Mbrëmjen e së hënës ashtu siç ishte lajmëruar u mbajt koncerti i ansamblit folklorik të Vienës, nën drejtimin e violinistit shqiptar Shkëlzen Doli.

Ndërsa është ngjitur në pallatin e kongreseve me qeleshe në kokë, ku kanë luajtur valsin Danubi Blu të Strauss-it, Doli u ofroi instrumentistëve raki.

Koncerti u mbyll me marshin e Radeckit. Shkëlzen Doli, violinisti shqiptar me famë botërore performoi dje në mbrëmje në Pallatin e Kongreseve në Tiranë.

Pjesë e kësaj performance ishin edhe 36 artistë të tjerë të Ansamblit Filarmonik të Vjenës, të cilët erdhën enkas për këtë koncert./a.y/noa.al