Transmetuar më 02-01-2017, 18:55

Ata përdorues që kanë telefona të vjetër të markave Nokia, Blackberry dhe iPhone nuk do të mund ta përdorin më këtë aplikacion për komunikim, pasi kompania ka vendosur që ta ndalojë përkrahjen për modele, gjithnjë nëse ato funksionojnë me sisteme operative të pafreskuara.

Më herët gjatë vitit që tashmë kaloi, Whatsapp kishte bërë të ditur se versionet e vjetra të sistemeve operative Android dhe iOS, si dhe ato në Nokia dhe Blackerry nuk do të përkrahen më.

Me këtë rast, kompania u kishte bërë thirrje të gjithë përdoruesve të këtij aplikacioni që të blejnë smartphone me sisteme operative të reja duke filluar që në fund të vitit 2016, transmeton Gazeta Metro.

Konkretisht, Whatsapp nuk do të punojë në iPhone 3GS, telefonat me Windows 7 dhe telefonat me Android 2.1 dhe 2.2.